← Udhetari

Politika e privatësisë

Përditësuar: nëntor 2026

Udhetari (Skyline Entertainment) respekton privatësinë tuaj. Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna mbledhim dhe pse.

Të dhënat që mbledhim

Email-i, emri, mbiemri, numri i telefonit (opsional) dhe gjuha e preferuar. Linjat që ndiqni dhe njoftimet e lexuara.

Vendndodhja

Për udhëtarët, vendndodhja përdoret vetëm në pajisje për të gjetur autobusin më të afërt dhe nuk ruhet. Për shoferët, vendndodhja GPS (edhe në sfond) ndahet në kohë reale me udhëtarët vetëm gjatë një rruge aktive dhe ndalet kur shoferi e përfundon rrugën. Gjurma e rrugës ruhet vetëm si rrugë e linjës, pa identitet personal.

Si i përdorim

Për hyrjen në llogari, shfaqjen e autobusëve live, njoftimet e linjave dhe raporte anonime të kërkimeve për kompanitë.

Ndarja me palë të treta

Nuk i shesim të dhënat. Përdorim Google Maps për hartat dhe rrugët, si dhe shërbime të sigurta cloud për ruajtjen.

Fshirja e llogarisë

Mund ta fshini llogarinë në çdo kohë te Rregullimet → Fshi llogarinë. Profili dhe të dhënat personale fshihen menjëherë dhe përgjithmonë.

Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të qaseni, korrigjoni ose fshini të dhënat tuaja (GDPR).

Kontakti

skylineentertainment2025@gmail.com